Kori i Fakultetit të Arteve mbajti tri koncerte në Gjermani

Fakulteti i Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, respektivisht Kori i Fakultetit të Arteve, në kuadër të stinës koncertore të orkestrës “Heinrich Heine” Düsseldorf, ka mbajtur dy koncerte muzikore të veprës “Carmina Burana” të kompozitorit të shquar gjerman Carl Orf, i udhëhequr nga Dekani i Fakultetit të Arteve Prof.Asoc. Hysen Nimani.
Me datë 16.10.2018 është mbajtur koncerti në katedralen e qytetit Xanten bashkë me orkestrën e “Heinrich Heine” Düsseldorf.
Me datë 17.10.2018 në Oberhausen është mbajtur koncerti a-cappela i Korit të Fakultetit të Arteve me vepra të ndryshme të kompozitorëve shqiptar.
Me datë 18.10.2018 është mbajtur koncerti kryesor në sallën kryesore të koncerteve në Tonhalle – Düsseldorf nën kryesimin e dirigjentit Desar Sulejmani.
Vlerat artistike të shfaqura nga studentët e Fakultetit të Arteve nën kryesimin e Dekanit Prof.Asoc. Hysen Nimani dhe dirigjentit Desar Sulejmani kanë qenë mbresëlënëse për publikun gjerman.