Koncert Solemn
Me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Universiteti ”Haxhi Zeka”  shënoi aktivitet manifestiv për studentë e pedagogë (koncert).
Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku në fjalimin e tij, falënderoi të pranishmit, njëkohësisht përkujtoi sakrificat shumë vjecare të pavarësimit dhe shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës.  Ai gjithashtu njoftoi për punën dhe sukseset e Universitetit, sukses të cilin ua dedikoi edhe disa prej bashkëpunëtorëve të jashtëm (Ekrem LLuka – Dukagjini, Shkëlqim Devolli – Devolli, Fatos Islami – Elkos Group, Bujar Mornia – Gllareva) të cilët i falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme ndaj këtij intitucioni arsimor, duke ju dhënë dhe mirënjohje.
Z. Millaku shprehu falënderime për angazhimin maksimal në manifestimin e shumë festave të Kosovës dekanin e fakultetit të arteve Prof.Asoc.Ma Hysen Nimanin, profesorët e Fakultetit të Arteve, si dhe studentët që ishin pjesë e manifestimit.
Please follow and like us: