Koncert nga Fakulteti i Arteve

Sot, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, u mbajt koncert i organizuar nga Fakulteti i Arteve. Gjithsej dhjetë pika muzikore të kompozitorëve të huaj u luajtën nga studentët e këtij fakulteti, të udhëhequr nga Dekani Prof.Asoc.Ma. Hysen Nimani. Fakulteti i Arteve ka vazhduar me shumë përkushtim punën edhe gjatë kësaj kohe të pandemisë, duke i angazhuar studentët në aktivitete të ndryshme.
Koncerti u mbajt me të gjitha masat mbrojtëse dhe u transmetua online në rrjete sociale për shkak të pandemisë.