Klinika Juridike – Projekti ENEMLOS

Studentët e Fakultetit Juridik dhe stafi i Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, po marrin pjesë në trajnimet e Klinikës Juridike në kuadër të projektit ENEMLOS – Erasmus PLUS, që udhëheqet nga Fondacioni Polak për Klinika Ligjore. Trajnimi për Klinika Juridike është duke u zhvilluar nga data 19 prill dhe do të realizohen deri me datë 23 prill 2021.

Në kuadër të këtij trajnimi synohet zhvillimi profesion i stafit dhe studentëve të Fakultetit Juridik, duke pas parasysh që në Republikën e Kosovës ka mungesë të mësimit klinik dhe kjo është njëra ndër arsyet se Fakulteti Juridik i UHZ-së ka përfshirë në programin e studimeve të nivelit baçelor mësim klinik për lëndët kryesore juridike. 

Në kuadër të këtij projekti përpos Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë janë të përfshira edhe Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina’’, Gjykata Themelore në Gjilan dhe Oda e Avokatëve të Kosovës.

#UHZ #Project #ENEMLOS #ErasmusPLUS

Please follow and like us: