Ka filluar trajnimi për studentë me temën “Soft Skills”

Ka filluar trajnimi për studentë me temën “Soft Skills”

Ka filluar trajnimi për studentë me temën “Soft Skills”

Studentët e Fakultetit të Biznesit, sot po mbajnë trajnimin një ditor lidhur me temën “Soft Skills”.
U.d. prorektorja për mësimdhënie, çështje studentore dhe kërkime shkencore, Prof. ass. Dr. Sabiha Shala, ishte e pranishme dhe mbajti një fjalë rasti para studentëve të cilët i njoftojë për rëndësinë e këtij trajnimi.

Qëllimi i trajnimit është pajisja e studentëve me aftësi dhe kompetenca të nevojshme në mënyrë që të jenë konkurrentë në tregun e punës. Ndërsa, temat që do të ligjërohen gjatë këtyre ditëve, janë: Zhvillimi i Karrierës, Shkrim Akademik dhe Shkrim Biznesi, Aftësi Prezantuese, Zhvillim i Planit të Biznesit dhe Metodat e Hulumtimit.

Për tre ditë me radhë do të ligjërojnë ekspert nga Universiteti i Edinburgh-ut, Alicante-s, D`Annuzio-s dhe përfaqësues nga Wus Kosova, të cilët janë partner në projektin “Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të sigurimit të cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” (SD@UHZ)”, në kuadër të të cilit po mbahet ky trajnim dhe panairi.

  

Panairi i Karrierës është i pari i këtij lloji dhe organizohet nga Universiteti “Haxhi Zeka” në bashkëpunim me partnerët e projektit të TEMPUS-it, me ç ‘rast studentët do të kenë mundësi të takohen me përfaqësuesit e ndërmarrjeve të ndryshme dhe të takojnë punëdhënësin e tyre potencial, i cili do të organizohet më datën 17 dhjetor 2015.
Nesër me 15 dhjetor, sipas agjendës do të trajnohen studentët e Fakultetit të Juridikut dhe të Arteve nga ora 09:00 – 17:00, në amfiteatrin 1, të Fakultetit Juridik.​