Java Artistike Studentore – nata

Java Artistike Studentore – nata

Ka Java Artistike Studentore, që shënon edicionin e tretë të këtij aktiviteti artistik, të organizuar nga dega e Muzikës në Fakultetit e Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Nata e parë e këtij edicioni, kishte program nga klasa e klarinetës së Prof. Asoc. Fatbardh Gashi, ku së bashku performoj me studentët Alket Kika, Albin Mamusha, Artin Fazlija, Andi Selimi, Rexhep Karaqi, Kosovar Arifaj. Poashtu, në këtë program është paraqitë edhe klasa e saksofonit të Prof.Ass Dardan Gjinolli ku së bashku performoj me studentēt: Rroni Rrustemi, Françesk Sula, Alma Delolli, Jetmir Rrudhani, Frederik Gjokaj Lavdim Elezi dhe profesori Dardan Gjinolli. 
Në këto dy performanca, u luajtën veprat e kompozitorëve: Monti, A.Ciesla, R.Osmani, M.Ferizi. J.Brahms B.Heiden, J.Ibert, Piazzolla etj, të cilat ishin formacione solistike dhe kamertale, të shoqëruara nga Koorepetitorët Ma.Besim Qorri dhe Ma. Besart Shala. Në ansamble u paraqitën edhe studentët Reisa Salabegolli, Ela Mullakadria  Mal Rexhepi , Fitore Kutllovci.
Paraqitja e profesorëve dhe studentëve ishte në nivelin e duhur artistik, duke pas parasysh situatën e krijuar nga COVID-19. Shumica nga studentët pjesëmarrës janë fitues të çmimeve kryesore të garave kombëtare e ndërkombëtare të janë zhvilluar gjatë këtij viti.
Me date 04 qershor 2021 vazhdon nata e dytë e Javës Artistike Studentore.

Please follow and like us: