Articles

Lajmet dhe ngjarjet backup

 

Lista e kandidateve

Lista e kandidatëve më të sukseshëm të pranuar në konkursin e rishpallur të dt. 28.06.2013 për tri pozita për shërbyes civil në administratën e Universitetit Haxhi Zeka

Lista e kandidatëve


Universiteti "Haxhi Zeka"

Provimi pranues në të gjitha Fakultetet e Universitetit do te mbahet me dt. 26.07.2013 ne oren 9:00

Lista e kandidatëve për provim pranues


  1. të gjithë aplikuesit e përzgjedhur të konkursit të datës.28.06.2013, se testi me shkrim do të mbahet me datë 25.07.2013 duke filluar nga ora:
 
                      1.  Zyrtar për diploma - ora 9,00
 
                      2.  Zyrtar për Master dhe Doktoratë - ora 11,00
              
                      3.  Asistent i Dekanit - ora 13,00
 
Të gjithë ata, që nuk janë ftuar në test me shkrim mund të bëjnë ankesë me shkrim , prej dt .22.07.2013 deri me 24.07.2013.Ankesat duhet të dorëzohen në Rektorat të Universitetit Haxhi Zeka.

Universiteti "Haxhi Zeka" shpall 

KONKURS
PËR REGJISTRIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE, PËR VITIN AKADEMIK 2013-2014


Universiteti "Haxhi Zeka"  shpall Konkurs

Këshilli i Përkohshëm Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë,  në mbledhjen e vet të rregullt me datën 05.07.2013, në bazë dispozitave  të nenit 17, 23 pika 1.9  të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” ka nxjerrë Vendimin nr. 01 – 789 / 13 dt. 05/07/2013 për shpalljen e


  1. Për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka”

Universiteti "Haxhi Zeka" shpall

Konkurs për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit "Haxhi Zeka" Pejë


Konferencë shkencore me pjesëmarrje ndërkombëtare

                            “Problemet e Parandalimit dhe të Luftimit të Krimit të Organizuar në Vendet e Evropës Juglindore”

Universiteti “Haxhi Zeka” përmes shkencës tenton që në të ardhmen të ndikojë në zvogëlimin e statistikave të dukurive negative duke qenë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe të rajonit dhe më gjerë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e drejtë dhe të mirëfilltë të shoqërisë, u tha në këtë konferencë. Të premten me 5 Korrik në hapësirat e Asamblesë së Komunës së Pejës u mbajt konferenca e parë në fushën e drejtësisë, organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, mbështetur nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, përkrahur edhe nga Universiteti i Zenicës nga Bosnja dhe Hercegovina. Konferenca kishte për trajtim temën “ Problemet e Parandalimit dhe të Luftimit të Krimit të Organizuar në Vendet e Evropës Juglindore” në të cilën morën pjesë Doktor shkence, profesor nga vendi dhe rajoni, në veçanti ishin të pranishëm edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, Shefi i divizionit për fuqizimin e ligjit në EULEX, z. Peter Bach dhe John Corrigan shef në departamentin për siguri publike dhe seksionin për këshilla në departamentin e krimeve në OSBE. Nga të pranishmit të cilët edhe prezantuan punimet e tyre shkencore, fokus të veçantë i kishin dhënë krimit të organizuar gjatë procesit të zgjedhjeve, rast studimi ishin Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Të tjera punime theksin e tyre kishin vënë në krimin e organizuar rreth trafikimit të qenieve njerëzore, droga si dhe forma të tjera të krimit të organizuar përmes grupeve të ndryshme kriminale institucionale apo krimi i këmishës së bardh. Sipas këtyre punimeve luftimi i krimit të organizuar nuk drejton vendin në eliminimin e krimit por tenton të zvogëlojë statistikat në vend dhe rajon. Dekani në detyrë i Fakultetit Juridik në Universitetin “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Kolë Krasniqi nga punimi i tij shkencor potencoi zonën e Ballkanit si vend i cili mban në vete popuj që kanë kulturë dhe traditë të përbashkët dhe të përafërt, andaj bashkëpunimi në krim sipas hulumtimit të tij nuk njeh kufi në aspektin fizik, por as në as urrejtja e etnive mes vete, apo konfliktet mes dy shteteve nuk kanë ndikuar në mos bashkëpunimin kriminal në zonën e Evropës Juglindore posaçërisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, një nga punimet që duhet veçuar e që lidhet me gjeneratën e artë atë të studimeve, ishte hulumtimi i Prof. Reshat Nurboja që fliste për statistikat e njohurive rreth drogave, ku përqindja e cila ka dominuar në vitet e paraluftës si mos dije për drogat, tashmë është e kundërta, numri i madh i të rinjve njohin drogat, kanë miq të cilët përdorin atë por edhe kanë njohuri rreth asaj se kush janë blerësit, citohet nga hulumtimi i realizuar. Universiteti “Haxhi Zeka” tashmë është tempull i dijes dhe shkencës i cili në vazhdimësi ka organizuar konferenca shkencore që janë veçse tradicionale dhe kjo konferencë do të ketë ritmin e saj tradicional në fushën e drejtësisë.


Universiteti “Haxhi Zeka” marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Hasan Prishtina”  dhe rreth dyzetë profesor trajnohen nga ekspertët amerikan

Një nga bashkëpunimet e finalizuara së fundi është trajnimi i stafit të ri akademik në kuadër të projektit të Universitetit  “ Hasan  Prishtina”, ku sot rreth dyzetë profesorë të rijnë u certifikuan nga trajnimi i mbajtur ditë më parë nga ekspertët amerikanë për metodologjinë e mësimdhënies këtu në Universitetin tonë. Nga sot e tutje studentët e të dy universiteteve do ta kenë më të lehtë vend studimin e tyre, qoftë në studimet bazë, nivelit master apo edhe në doktoraturë.

Kryetari i Këshillit të Përkohshëm Drejtues të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Armand Krasniqi priti sot Rektorin e Universitetit ”Hasan Prishtina, Prof. Dr. Ibrahim Gashi me c`rast u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes të dy tempujve të dijes. Prof. Dr. Armand Krasniqi mirëpriti vizitën e Rektorit të UP-së, vizitë kjo e cila përveç nënshkrimit të marrëveshjes për shkëmbim të stafit akademik të Universitetit tonë, ai  dha certifikata për trajnimin e mbajtur ditë më parë nga ekspertë amerikan për rreth dyzet profesor të Universitetit “Haxhi Zeka”.  Kryetari I Këshillit të Përkohshëm Drejtues, Prof. Dr. Armand Krasniqi këtë vizitë e cilësoi një nderë që po I behët në vazhdimësi Universitetit “Haxhi Zeka” sepse sipas tij edhe vet Universiteti I Prishtinës është themelues i këtij Universiteti.  Prof. Krasniqi  falënderon stafin e  Qendrës për Përsosshmëri Akademike në UP, e cila ka ndihmuar në trajnimin lidhur me metodat e reja të mësimdhënies, po ashtu falënderoi Rektorin për ndihmën e dhënë kohëve të fundit në këtë lëmi.
 Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ibrahim Gashi potencoi se me këtë marrëveshje do të bëhet shkëmbimi I kuadrit akademik si dhe bashkëpunime të ndryshme në programet studimore që ofrojnë  të dy Universitet, sipas tij edhe studentët e UP-së do ta kenë më të lehtë, si  njohja e të gjithë dokumentacionit universitar, si dhe lehtësime të studentëve në rast të ndërrimit të vend studimit. Prof. Gashi po ashtu foli edhe për procesin e digjitalizimit si proces I rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për studentin e gjithsesi edhe formën e lehtësimit të profesorëve në qasjen dhe komunikimin e rezultateve të provimeve. 
Vlen të theksohet se edhe Universiteti ynë këtë vit akademik e fillon me digjitalizim dhe studentët e vitit të parë tashmë nuk do të kenë indeks por vetëm kartën e studentit gjë e cila I ndihmon edhe në qasjen në internet me kodin, dhe emalin e tij studentor.
Projekti për trajnimin e profesorëve me përvojë më pak se dy vite në mësimdhënie, ishte metodologjia e mësimdhënies gjithmonë sipas ekspertëve amerikanë të angazhuar për stafin akademik të UP-së e që me këtë rast kanë kontribuar edhe në trajnimin e stafit akademik të Universitetit “Haxhi Zeka”.


 Lajmërim

Central European Exchange Program for University Studies (CEEPUS) me seli në Vjenë është një program që ka për qëllim krijimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve të universiteteve të vendeve anëtare të tij. Aktualisht janë 16 vende anëtare të CEEPUS-it. Kosova, respektivisht Universiteti i Prishtinës, është anëtare e tij prej vitit 2008. Ndërkaq, Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Universiteti i Prizrenit janë universitetet më të reja që i janë bashkëngjitur këtij programi.
Programi CEEPUS ofron katër lloje mundësish për shkëmbim të studentëve dhe të profesorëve: 1. Short term excursion (prej 3-10 ditë); 2. Short term student (deri në tre muaj); 3. Student (deri në dhjetë muaj); 4. Teachers (të pakufizuar). 
Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet vendeve anëtare të CEEPUS, studentët e universiteteve të Kosovës që fitojnë bursa për studime jashtë vendit, e kanë të siguruar biletën për udhëtim nga vendi i tyre (ministria përkatëse), ndërkaq akomodimin dhe shpenzimet tjera i kanë të siguruara nga vendi pritës. Njëjtë ndodhë edhe me studentët e huaj që fitojnë bursa për studime në universitetet e lartpërmendura të Kosovës. 
Inkurajojmë profesorët e Universitetit “Haxhi Zeka” që të krijojnë rrjete (networks) dhe të gjejnë partnerë nga universitetet e tjera anëtare të CEEPUS, në mënyrë që të jenë persona kontaktues – koordinatorë për studentët e huaj. Profesorët mund të fillojnë së kërkuari partnerë dhe të krijojnë rrjete që tani. 
Studentët e interesuar do ta kenë mundësinë të aplikojnë për këto bursa vetëm si “Mobility” dhe “Freemovers”. Aplikacioni është në gjuhën angleze, ndërkaq të gjitha fushat për regjistrim dhe aplikim duhet plotësuar me kujdes. Studentët do ta kenë mundësinë të aplikojnë për bursa, posa të krijohen rrjetet nga ana e profesorëve të departamenteve të ndryshme të universitetit tonë, dhe posa këto rrjete të njihen nga vendet anëtare. Për të gjitha këto, vizitoni faqen: www.ceepus.info 

Me respekt, 
Lulzim Krasniqi
Zyrtar për projekte ndërkombëtare dhe zhvillim të cilësisë në njësi akademike
Zyra për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar
Rektorati i Universitetit “Haxhi Zeka”, Pejë


Rezultatet finale të zgjedhjeve të përgjithshme të njësive akademike të UHZ-së


Universiteti “Haxhi Zeka” me Google Apps for Education

Gjiganti Google në kuadër të strategjisë së tyre për përkrahjen e universiteteve në mbarë botën,  ka aprovuar kërkesën për 20 mijë emaila edhe Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës,  duke i mundësuar kështu Universitetit tonë të krijojë email zyrtar për të gjithë stafin akademik dhe administrativ si dhe për të gjithë studentët e univeristetit tonë. Kliko ketu per me shume


Intervista ne lidhje ne Google Apps for Education ne emisionin SOT ne Kohavision


Lista e personelit akademik me të drejtë vote - UHZ 2013

Lista e personelit JOakademik me të drejtë vote - UHZ 2013


Njoftim ne lidhje me Zgjedhjet 2013 UHZ

Informacioni për votues

Procedurat e votimit -2013


Certifikohen listat e mandatarëve të organizatave studentore për Këshilla të Studentëve dhe Parlament të Studentëve si në vijim:

Listat e mandatareve per keshilla dhe parlament te studenteve


REGIONAL SCIENCE CONFERENCE WITH INTERNATIONAL PARTICIPATION with the Theme EFFECTS OF GLOBAL RISK IN TRANSITION COUNTRIES 29-30 MAY, 2013 PEJA, REPUBLIC OF KOSOVA YEAR 3, NO. 3

Konferenca regjionale shkencore me pjesemarrje nderkombetare me temen "Efektet e riskut global ne vendet ne tranzicion 29-30 Maj 2013,Peje , Republika e Kosoves, Viti 3, Nr.3"

Kliko ketu per te shikuar buletinin shkencor


 


Shpallje për praktikë në Bankën Raiffeisen

Banka Raiffeisen me kënaqësi fton të gjithë studentët e interesuar që të bëhen pjesë e programit të praktikës, i cili do t’ju mundësoj atyre që të përvetësojnë dhe të marrin njohuri praktike në sektorin bankar. Përmes programit, studentët do të kenë mundësinë që t’i ekspozohen aktiviteteve ditore të punës në bankë dhe do të përfitojnë njohuri të reja. Përveç tjerash, praktika ka për qëllim që t‘i pajis studentët më shkathtësitë elementare të punës në një institucion dinamik siç është Banka Raiffeisen.

Informatat vijuese do t‘ju ndihmojnë që të kuptoni procesin e konkurimit, kriteret, si dhe mënyrën e përzgjedhjes.

Programi i praktikës zgjat dy muaj (01 korrik - 31 gusht 2013)

Kriteret për aplikim:

Studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, Universiteteve Private të 
Akredituara si dhe Universiteteve jashtë vendit; 
Nota mesatare 7.5 e më lartë ;

Studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, Universiteteve Private të 
Akredituara si dhe Universiteteve jashtë vendit; 
Nota mesatare 7.5 e më lartë ; 
Studentët e vitit të fundit të studimeve Bachelor; 
Aftësi shumë të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter; 
Gatishmëri për të punuar me orar të plotë të punës (40 orë në javë).

 Procesi i përzgjedhjes:

Të gjithë studentët që përmbushin kriteret e lartëpërmendura do të ftohen për fazën e 
testimit; 
Vetëm studentët që kalojnë testin me sukses, do të ftohen për fazën e intervistimit.

Përfitimet shtesë:

Mundësi zhvillimi të njohurive duke kombinuar teorinë me praktikën;
Përgatitje për treg të punës duke përfituar nga përvoja unike e praktikës në Bankën 
Raiffeisen dhe; 
Mundësi punësimi në Bankën Raiffeisen.

KUR, KU DHE SI TE APLIKONI?

Afati për aplikim: 15 maj deri më 24 maj 2013

Aplikimi vetëm përmes sistemit on-line, përmes webfaqes www.raiffeisen-kosovo.com. Duke klikuar në 
fushën Karriera, zgjedhni Programi i praktikës, dhe pastaj klikoni linkun: Aplikacion për praktikë.

Të gjitha të dhënat e paraqitura në aplikacion do të verifikohen. Aplikacionet të cilat rezultojnë me të 
dhëna joreale do të refuzohen.


UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA”

Rr. Eliot Engel (objekti i ish kazermës)
30000, Pejë, Republika e Kosovës
Tel:   +377 44  771 726
Cel:   +377 44 433 033
web: www.unhz.eu


                                                                       KOMUNIKATE PER MEDIA

Në Unviersitetin “Haxhi Zeka” në Pejë aktualisht po mbahen votimet për zgjedhjet stundetore, të parat këto që nga themelimi i Unviersitetit në vitin 2011.
Procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa nuk ka pasur ndërprerje të procesit mësimor, si dhe procedura e votimit për studentët do të zgjasë deri në orën 19:00.  Janë dy qendra votimi, njëra për tri njësi akademike  Fakulteti i Arteve, Agrobiznesit dhe Juridikut, ndërsa në vend votimin tjetër janë Fakulteti Biznesit dhe ai i Menaxhment Turziëm, Hoteleri dhe Mjedisit.
Të drejtë vote kanë 3711 studentë ku deri në orën 14:00 në Fakultetin e Biznesit dhe Menaxhment Turizëm, Hotelerisë dhe Mjedisit e kanë shfrytëzuar  të drejtën e tyre për të votuar mbi 600 studentë , ndërsa në Fakultetin e Juridikut, Agrobiznesit dhe Arteve 449 studentë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre. Mirëpo, interesimi i stundetëve vazhdon edhe më tutje të jetë jashtëzakonisht i madh, më e rëndësishmja është se deri më tani nuk është shënuar asnjë parregullsi në vend votime. Gjithësesi studentët tonë edhe një herë treguan mirësjelljen e tyre në këtë ditë kaq të rëndësishme për studentët, Univeristetin dhe vendin e tyre duke qenë kështu shembulli më i mirë i një procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës.
Numërimi i votave do të fillojë mënjëherë pas mbylljes së vend votimeve në ora 19:00 përderisa shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet në orët e vona të mbrëmjes.
Nga këto zgjedhje dalin organet drejtuese të studentëve, Parlamenti i parë stundetor i Unvieristetit “Haxhi Zeka” në Pejë , në përbërje të pesë anëtarëve sipas njësive akademike dhe më pastaj do të përfaqësohen edhe në Kshilla të Njësive Akademike (të Fakuleteteve )dhe tre studentë do të jenë pjesë e Senatit të Unviersitetit.

Në këto zgjedhje po marrin pjesë gjashtë organizata studetore të cilat që nga 8 Prilli i këtij viti kanë filluar me regjistrimin e tyre në zyren e sekretarit të Universitetit. Ndërsa me 8 Maj deri me 21 Maj ata kanë bërë fushatën e tyre me programin të cilin e kanë ofruar tek studentët e pesë fakulteteve të Universitetit “Haxhi Zeka”, organizatat kanë respektuar ligjet e Republikës së Kosovës  dhe Rregulloret e Univeristetit “Haxhi Zeka” , duke mbajtur tre ditë heshtje zgjedhore të cilës iu kanë përmbajtur me përpikëri. 
Gjatë gjithë kohës që nga Prilli e deri më sot ata kanë treguar kulturë në komunikimin e tyre me Rektoratin dhe bashkëgaruesit e tyre.


Universiteti Haxhi Zeka nga sot fillon zyrtarisht bashkëpunimin me Universitetin Bujqësor të Tiranës

Përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës vizituan sot Universitetin Haxhi Zeka me ç`rast Dekani i fakultetit të Agrobiznesit Prof. Dr. Bakir Kelmendi së bashku me Dekanin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në Tiranë, Prof. Dr. Ardian Maçi, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim shkencor në mes të këtyre dy institucioneve të larta arsimore.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme akademike dhe shkencore, si dhe hartimi dhe zbatimi i programeve të përbashkëta që parashihen të zhvillohen në kuadër të aktiviteteve të ndryshme si, hulumtime shkencore, vizita studimore të studentëve dhe stafit akademik, zhvillim institucional, profesional si dhe aktivitete të tjera të mbështetura në frymën e politikave zhvillimore dhe progresive nga fusha e prodhimtarisë dhe teknologjive të zhvilluara bujqësore.
Prof. Dr. Adrian Maçi poashtu u prit edhe nga Kryetari i Këshillit të Përkohshëm Drejtues të Universitetit Haxhi Zeka, Prof. Dr. Armand Krasniqi, nga i cili u njoftua për arritjet dhe zhvillimet e fundit në këtë institucion arsimor.


Universiteti “Haxhi Zeka” hapi sot panairin e parë të prodhimeve vendore

U hapë sot panairi i parë i prodhimeve vendore organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”,  aktivitet ky i zhvilluar në kuadër të projektit “Mbështetja në rishikimin e kurikulës së programit të Agrobiznesit” të përpiluar nga WUS  Kosova dhe Arizona State Unviersity, e që financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Ky panair i cili gjatë gjithë ditës së hënë qëndrojë i hapur në hapsirat e Universitetit “Haxhi Zeka” kishte për qëllim njohjen e studentëve për së afërmi me prodhuesit vendor, shkëmbimin e informatave, ideve si dhe vendosjen e kontakteve lidhur me mundësinë e punësimit të studentëve apo kryerjen e mësimit praktik. 
Panairin e shpalli të hapur Kryetari i Këshillit të Përkohshëm Drejtues, Prof. Dr. Armand Krasniqi, përderisa aktivitetin  e përshëndetën edhe Profesor dhe Ekspert të fushës së Agrobinzesit nga Arizona State University si dhe përfaqësues të WUS Kosova.
Në panair produktet e tyre i ekspozuan rreth 15 kompani prodhuese kosovare.
Sipas Kryetarit të Këshillit të Përkohshëm Drejtues në Universitetin “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi dhe partnerëve të këtij projekti, panari i prodhimeve vendore synohet të jetë tradicional në këtë institucion arsimor.

13.05.2013, Pejë


Lajmerim per zgjedhjet studentore

Listat e studentëve me të drejtë vote:

Lista e studenteve ne Fakultetin i Biznesit - Master

Lista e studenteve ne Fakultetin i Biznesit

Lista e studenteve ne Fakultetin i MTHM

Lista e studenteve ne Fakultetin Juridik

Lista e studenteve ne Fakultetin i Agrobiznesit

Lista e studenteve ne Fakultetin i Arteve


Vendim

Vendim mbi lirim nga pagesa e semestrit per vitin akademik 2012/2013 pas shqyrtimit te  ankesave te studenteve 

Vendim mbi mos lirim nga pagesa e semestrit per vitin akademik 2012/2013 pas shqyrtimit te ankesave te studenteve 

*** Luten studentet e liruar ne baze te ketij vendimi qe te paraqiten ne sherbimin financiar te fakultetit perkates per te bere kerkese per kthimin e mjeteve te paguara per semester


Lajmerim per ditet e pushimit

Lajmerohen stafi akademik, stafi administrativ dhe studentet e Universitetit Hazhi Zeka se dite pushimi do te jene ditet si ne vendim:

Vendimi per ditet e pushimit


Lajmerim rreth regjistrimit të semestrit pranveror për vitin akademik 2012/2013

Lajmerohen studentet e Universiteti Publik "Haxhi Zeka" të paraqiten te zyrtaret e departamenteve përkatëse për regjistrimin e semestrit pranveror (semestri II, IV dhe VI). Regjistrimi i semestrit fillon me dt. 15.04.2013 deri me dt. 30.04.2013.
Studentet të cilët nuk e bëjnë regjistrimin e semestrit brenda këtij afati kohor nuk do të kenë mundësi të bëjnë atë më vonë si dhe do të kenë problem në mbajtjen e ligjeratave.


Komunikatë për media -  Ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Prof.Dr. Fatmir Sejdiu mbajti ligjeratë para studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka”


Komunikatë për media - Universiteti “Haxhi Zeka” sot ka filluar fazën më të rëndësishme për zgjedhjen e organeve drejtuese.


Të nderuar student!

Nesër në ora 11:00 në objeketet e Fakultetit Juridik në Amfiteatrin 1 do të ligjeroi ish- Presdienti Republikës së Kosovës Prof. Dr. Fatmir Sejdiu tema e ligjeratës “Shtetndërtimi i Kosovës”

Jeni të mirëseardhur!


Lajmerim

Pas vendimit të Komisionit përkatës mbi lirimin e pagesës për semester , të gjithë studentet të cilët nuk janë liruar nga pagesa e semestrit , kunder ketij vendimi mund te parashtrohet ankesa e argumentuar deri me datën 05.04.2013 . Ankesa dorezohet ne fakultetin perkates.


Ftesë për të aplikuar në seminarin e BE-KOSVET VI mbi “Aftësitë në Ndërmarrësi dhe Krijimin e Ndërmarrjeve të Reja”


Universiteti Publik Haxhi Zeka - Thirrje per konference

Universiteti Publik Haxhi Zeka ne bashkepunim me Ministrine e Drejtesise organizon Konference me pjesemarrje nderkombetare me titull :
“The problems of prevention and fight against organized crime in the countries of South-East Europe”

Thirrjet per konference:

Universiteti në rrjete sociale

Informohu për të rejat e fundit të Universitetit "Haxhi Zeka" përmes rrjeteve sociale