HERAS DHE AKA MBAJTËN PUNËTORI NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” NË PEJË

HERAS DHE AKA MBAJTËN PUNËTORI NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” NË PEJË

Përfaqësues nga HERAS dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), mbajtën punëtori në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin menaxhmenti i Universitetit në krye me Rektorin Prof.Dr.Fadil Millaku si dhe stafi përgjegjës për hartimin e Raportit të Vetëvlerësimit (RVV).

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i Manualit të Akreditimit të AKA-së, prezantimi i Standardeve dhe Udhëzimeve për Vlerësimin Institucional dhe të Programit, si dhe informimi rreth përgatitjes së RVV-së në përputhje me standardet e ESG-së (European Standards and Guideline)

Gjatë kësaj punëtorie kishte edhe bashkëbiseda në mes të përfaqësuesve të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe përfaqësuesve të HERAS dhe AKA, rreth përgatitjes së Raportit të Vetëvlerësimit.

Kjo punëtori u cilësua si mjaft e qëlluar dhe dobiprurëse nga të pranishmit.