GRATË E FUQISHME FUQIZOJNË TË RINJTË

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në bashkëpunim me organizatën OSBE, organizuan ngjarje me temën “GRATË E FUQISHME FUQIZOJNË TË RINJTË”.
Në mesin e panelisteve mes shumë grave të fuqishme, ishte edhe ish Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, e cila në fjalën e saj foli rreth kontributit dhe rolit të gruas kosovare ndër vite.


Gjatë fjalimit të tij, Rektori i UHZ-së tha se është nder i madh që në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, të organizohen ngjarje me tema të tilla.
Z. Maid Konjhodžić, Drejtor i OSBE-së për Pejë, foli rreth barazisë gjinore në Kosovë dhe inkurajoi gratë që të përkrahin sa më shumë njëra tjetrën.
Po ashtu, gratë e tjera paneliste, të cilat ishin gra me pozita të rëndësishme në komunën e Pejës, treguan rreth vështirësive dhe sfidave në të cilat kanë hasur, që të mund të arrijnë deri aty ku janë sot. Secila prej tyre inkurajoi të rejat, që të mos ndalojnë para asnjë vështirësie dhe të jenë të vendosura në arritjen e qëllimeve të tyre, sepse në këtë mënyrë ato respektojnë veten dhe do të respektohen nga të tjerët.
Në fund, studentët patën mundësinë e pyetjeve dhe bashkëbisedimit me panelistet.

Please follow and like us: