Ftesë për Pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare

Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në bashkëpunim me stafin akademik të Universiteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, ftojnë akademikët dhe ekspertët që  të dërgojnë punimet shkencore dhe t’i prezantojnë ato në konferencën ndërkombëtare të titulluar “Shtet Ndërtimi në vendet e Ballkanit Perëndimor: Drejtësia, Media  dhe Arti”, që do të mbahet me 1-2 Nëntor 2018 në Pejë, Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm i konferencës është që të paraqes sfidat e një procesi të shtet-ndërtimit që nxit paqen dhe zhvillimin duke krijuar një platformë për ndarjen e përvojave lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe nxitjen e diskutimeve akademike, mediale dhe artistike midis komunitetit akademik, ekspertëve të medias dhe artistëve të muzikës dhe artit.

Konferenca pritet të jetë një aktivitet me karakter ndërkombëtar për akademikët dhe ekspertët që do të bashkohen për të shkëmbyer kërkimet e tyre dhe për të diskutuar çështjet aktuale të ndërtimit të shtetit, si dhe për  të nxitur bashkëpunimin mes vendeve të dala nga lufta e ish-Jugosllavisë. Temat kryesore të konferencës së vitit 2018 përfshijnë (por jo vetëm të kufizuar në):

  • Ndërtimi i Shtetit në Kontekstin e Ballkanit Perëndimor
  • Roli i Historisë në ndërtimin e shtetit: Sfidat dhe Mundësitë
  • Roli i qytetarisë dhe etikës në ndërtimin e shtetit: Sfidat dhe Mundësitë
  • Roli i artistëve në procesin e ndërtimit të shtetit në vendet e Ballkanit Perëndimor
  • Arti dhe ndërtimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor
  • Muzika dhe ndërtimi i shteteve në Ballkanin Perëndimor
  • Dinamika e Zhvillimit të Edukimit në vendet e Ballkanit Perëndimor
  • Roli i aktorëve shtetëror dhe jo-shtetëror në ndërtimin e shteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, etj.

 

Propozimet e dërguara do t’i nënshtrohen vlerësimeve nga Bordi Shkencor i Konferencës dhe të njëjtat do të konsiderohen për publikim në Librin e Abstrakteve të Konferencës, nëse vlerësohen pozitivisht nga bordi shkencor i konferencës.

 

Stafi akademik si dhe të gjithë kontribuesit e konferencës do të kenë mundësinë t’i dërgojnë propozime e tyre për publikim pa pagesë edhe në Revista Ndërkombëtare për Përgjegjësi, e cila do të konsideroj për publikim në kuadër të numrin special. Propozimet e dërguar për publikim në revistën e lartë cekur do t’i nënshtrohen kontrollimeve për publikim nga bordi i revistës.

Afatet:

Regjistrimi në Konferencë: hapur

Dërgimi i abstraktit: 25 Gusht 2018

Njoftim për pranimin e abstraktit: 31 Gusht 2018

Dërgimi i punimit të plotë: 10 Shtator  2018

Njoftim për pranimin e punimit të plotë: 15 Tetor 2018

Regjistrimi për Konferencë dhe dërgimi i Abstrakti dhe punimit të plotë të dërgohen në këtë e-mail adresë: conference@unhz.eu