Ftesë për pjesëmarrje në sesionin informues për punëtorinë Podium

Ftesë për pjesëmarrje në sesionin informues për punëtorinë Podium

Podium është një punëtori e UNICEF Innovations Lab Kosovo e cila i mëson adoleshentët e grupeve të ndryshme në Kosovë se si të avokojnë për nevojat dhe të drejtat në komunitetin e tyre. Ky edicion i Podium do të mobilizoj vullnetarë të rinjë për të ju bashkuar UNICEF-it në avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe parandalimin e formave te ndryshme te ngacmimeve me te cilat ballafaqohen femijet dhe te rinjtë.

 

Për këtë arsye, UNICEF Innovations Lab do të mbajë një sesion informues për këtë punëtori në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë të mërkuren (24 tetor) në ora 11:00 në objektin e Fakultetit Juridik, në Gjykatore.

 

Te gjithë te rinjtë dhe të rejat e grupmoshës 14-21 vjeçare mund të marrin pjesë në këtë sesion.

 

Numri i vendeve të lira është i limituar, prandaj ata të cilët vinë më herët do të kenë përparësi.