Ftesë për pjesëmarrje në ligjëratë

Ftohen studentët e nivelit bachelor dhe master, të të gjitha njësive akademike që të marrin pjesë në ligjëratën informuese të znj. Antje Müller, udhëheqëse e Programit Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans nga Berlini.

Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë në bashkëpunim me përfaqësues të programit “Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans”, organizojnë ligjëratë prezantuese të programit për praktikë, tre deri gjashtë mujore në bizneset gjermane në Gjermani.

Sesioni informues mbahet me datë 5 Tetor 2017, në ora 10:00, në Fakultetin e Biznesit, salla C2