FTESË PËR DEBAT

Me datë 11.02.2020 (e martë), ora 16:00, në gjykatoren e Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, do të mbahet një debat demonstrues në formatin BP (British Parlamentary), i organizuar nga Debate Center, me temën “Kjo shtëpi do t`i ndalonte partitë politike që përfaqësojnë vetëm një komunitet pakicë”.
Tashmë në UHZ është formuar klubi i debatit, dhe për të parë nga afër punën e këtij klubi, ju ftojmë të bashkoheni në DEMO DEBAT që të kemi mundësi të njoftohemi dhe të diskutojmë me njëri-tjetrin.