FTESË PËR APLIKIM PËR KURS TË GJUHËS FRËNGE

FTESË PËR APLIKIM PËR KURS TË GJUHËS FRËNGE

Ftohen të gjithë studentët e Universitetit ”Haxhi Zeka” në Pejë që të aplikojnë për pjesëmarrje në kurs të gjuhës frënge. Kursi ofrohet nga Ambasada Franceze në Kosovë dhe do të jetë falas për studentë. Meqenëse, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar (dy grupe nga 15 studentë), ftohen studentët e interesuar që të aplikojnë sa me parë. Afati i fundit për të aplikuar është 30 shtator 2018. Inkurajohen të aplikojnë studentët e Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis.

 

Kurset do të mbahen një herë në dy javë gjatë muajit Tetor 2018, Nëntor 2018 dhe Dhjetor 2018.

 

Aplikimi: Të interesuarit mund të dërgojnë një e-mail në adresën në vijim: apliko.online@unhz.eu , duke cekur interesimin e tyre dhe numrin e ID Kartelës për studentë të UHZ-së.

Kursi do të mbahet ne Universitetin Haxhi Zeka