Fondi shqiptaro-amerikan vizitoi UHZ-në

Fondi shqiptaro-amerikan vizitoi UHZ-në

Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, u vizitua nga delegacioni i fondit shqiptaro – amerikan, në krye me z. Sokol Ymerin, menaxher i projektit, profesor Ilija Kristo dhe përfaqësues të tjerë. Ata u pritën nga menaxhmenti i UHZ-së, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof.Asoc.Dr. Ibish Mazreku, Dekani i Fakultetit të Biznesit Prof.Asoc.Dr. Halit Shabani dhe Prodekanët e kësaj njësie, me ç’rast prezantuan projektin i cili ka te bëj me përkthimin e librave akademike dhe universitare.

Përfaqësuesit e fondit, si model të përkthimit të librave, Fakultetit të Biznesit i dhuruan disa tituj librash si: Sipërmarrja, Kontabiliteti financiar, Biznesi ndërkombëtar, Financat Personale, etj.

Please follow and like us: