Fillon viti i ri akademik

Fillon viti i ri akademik

Fillon viti i ri akademik
Sot, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, u mbajt ceremonia e fillimit të vitit të ri akademik 2015/16. Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Naser Mrasori uroj studentët dhe profesorët për këtë fillim të vitit të ri akademik, duke i`u dëshiruar sukses në jetën e tyre akademike. Rektori Mrasori përgëzoj studentët për zgjedhjen e tyre, “ju them me bindje të plotë, si Rektor i parë i këtij universiteti, që ju studentë të dashur keni bërë zgjedhjen e duhur, ku vlerat e vërteta dhe fryma pozitive janë pjesë e pandarë e punës dhe misionit tonë. Këtu ka përkushtim dhe pedagogë të palodhshëm, për t`iu ofruar ju dije të qëndrueshme dhe të ardhme të sigurt”. Rektori Mrasori, potencoi se “emrin dhe dinjitetin e universitetit tonë, i`a jepni ju dhe ne së bashku, së bashku mund të ecim drejt qëllimit që aspirojmë, të jemi konkurues jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë”. Ai, falenderoi të gjithë për bashkëpunim gjatë periudhës së tij në pozitën e Retkorit, “ Ju falenderoj të gjithëve që më përkrahët në këtë detyrë mjaft të rëndësishme, ka qenë nder për mua që të punojë si Rektor në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, njëherazi edhe si i pari Rektor i këtij institucioni, e kam quajtur si privilegj të kryesoi një institucion të ri, me ekip të ri ,por të sprovuar, studentë punëtor e të sjellshëm, njerëz me ambicje dhe vullnet, e ndjej veten krenar për sukseset tona të përbashkëta”, theksoi Rektori, Prof. Assoc. Dr. Naser Mrasori në fillimin e vitit të ri akademik.

Me këtë rast Rektori Mrasori, bëri të ditur edhe për dorëheqjen e tij nga postit i Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka” dhe njoftoj të pranishmit se në pozitën e rektorit, ushtrues detyre është përzgjedhur nga Këshilli Drejtues, Prof. Asoc. Dr. Fadil Millaku. Poashtu, Prof.Asoc. Dr. Fadil Millaku në fjalën e tij përshëndetëse, uroj studentët dhe stafin për fillimin e vitit të ri akademik.

Në këtë cerëmoni ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muahxheri i cili e falënderojë Rektorin Mrasori, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përgëzoj u.d rektorin, me c`rast i premtoj vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Muhaxheri, poashtu theksoj rëndësinë dhe vlerën e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, dhe njëherit studentëve i`u dëshirojë shumë sukses.

Në emër të studentëve foli, studentja e kësaj gjenerate Ermira Bajrami që sipas saj që nga testimi pranues ka kuptuar, zgjedhen e qëlluar për të studiuar në Universietitn “Haxhi Zeka” e cila urojë kolegët për shumë suksese të përbashkëta në jetën akademike.

Në fund, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami i`u tha studentëve se “sot është një ditë e vecantë sepse Universtiteti “Haxhi Zeka” po fillon një vit akademik, një vit akademik plot shpresa, por edhe plot sfida, ky unviersitet tani më ka kaluar një fazë të vështirë drejt stabilitetit dhe jemi shumë krenar që ky unviersitet është treguar një histori e suksesit. Është treguar se komuna e Pejeës dhe komunat që gravitojnë në Pejë, kanë merituar një univeristet që është promotor i krijimit të gjeneratave të reja, promotor i krijimit të kuadrave të nevojshme për zhvillimin ekonomik”. Sipas ministrit Bajrami, “ jo rastësisht edhe moto e këtij unviersiteti është cilësi, standarde dhe sukses. Nuk ka gjë më të shejtë për Republikën e Kosovës se sa të krijojë një sistem arsimor cilësor. Nuk ka sukses më të madh se të krijosh universitete cilësore, sepse përvoja jonë ndërkombëtare na ka treguar se unviersitetet cilësore krijojnë ekonomi të fort, krijojnë liderët e së ardhmes, krijojnë shtetin e fort. Ne kemi një rini të shkëlqyeshme e cila më asgjë nuk është prapa rinisë së shteteve evropiane. Kjo rini meriton një arsim cilësor, meriton universitetete cilësore, dhe jemi të zotuar bashkë me ju, që të punojmë që këtyre studentëve t`u ofrojmë diploma cilësore, t`iu ofrojmë punësim, t`iu ofrojmë realizmin e ënrrdave, brenda Republikës së Kosovës dhe Unviersiteti “Haxhi Zeka” është një model i mirë se si mund të ndërtohet një universitet, që do të krijojë identitet, një fizionomi, dhe ne jemi në rrugë të mirë, që këtë universitet ta specializojmë me nevojat që ka ekonomia e Pejës, ekonomia e Dukagjinit.

Ministri Prof. Dr. Arsim Bajrami gjatë fjalimi të tij shprehi falënderim të vecantë, për Rektorin, Prof.Dr. Naser Mrasori, i cili sipas tij, “ka bërë një punë shumë të madhe në stabilizimin e rrjedhave në këtë unviersitet dhe jemi shumë të kënaqur që bashkë edhe me kryetarin e komunës, kemi ndërtuar një partneritet që të krijojmë një unviersitet cilësor, sic është Unviersiteti “Haxhi Zeka” dhe dëshirojë që Rektorit të deritanishëm dhe bashkëpunëtorëve të tij, t`ju dëshirojë sukses në misione të reja dhe shëndet kudo që vazhdon jetën akademike”. Ndërsa, U.d rektorit, Prof.Dr. Fadil Millakut i dëshirojë sukses në detyrën e re, duke potencuar se institucionet e vendit do të jenë të përkushtuara në zhvillimin dhe lehetësimin e kushteve në fushën akademike, “ si minisër, si qeveri do të punojmë që sa më shpejtë të krijojmë menaxhment të përhershëm, në mënyrë që përherë të angazhohemi me punë cilësore dhe dëshirojmë që premtimet dhe motot tona për cilësi, standarde dhe suksese, t`i demostrojmë brenda klasës, brenda amfiteatrove, të punojmë që bashku dhe indikatori më i mirë do të jetë vetë studenti, vetë mundësia e punësimit të studentëve dhe ne, do të punojmë në këtë drejtim që vërtet ky univeristet të jetë, unviersitet model, unviersitet i cili siguron zhvillim ekonomik, sepse kapacitetiet e këtij unviersiteti tani janë rritur dhe ne mbështesim cdo vendim të senatit dhe të këshillit drejtues, që asnjë lëndë mësimore të mos mbetet e pambuluar, brenda korinzës ligjore.
Ai tha se MASHT do të ndihmojë në proceset në vazhdim duke theksuar marrëveshjen me UP-në, “ne do të sigurojmë staf të mjaftueshëm, tani kemi nënshkruar edhe memorandumin me Universitetin e Prishtinës që, ai nuk do të pengoj profesorët, që të ndihmojnë derisa Universiteti “Haxhi Zeka” prodhon kuadro të veta dhe ne, po punojmë që pikërisht këta studentë që janë parapa, të jenë kuadra nesër, të plotësojnë nevojat kadrovike sepse një unviersitet është i fort dhe i qëndrueshëm në qoftë se krijon kuadra potenciale, në qoftë se pikërisht nga studentët më të mirë, ne krijojmë mësimdhënësit e së ardhmes, krijojmë liderët e së ardhmes dhe ne jemi të vendosur për këtë. Të dashur studnetë juve, të gjithë profesorëve dhe menaxhmentit, urime e sukses, ky vit i ri dhe së bashku na prift e mbara drejtë sukseseve dhe ralizimit të objektivave të përbashkëta,” theksoi në fund ministri Prof.Dr. Arsim Bajrami.

     

Please follow and like us: