Fillon punëtoria “Zhvillimi i sektorit të ngastrave organike të bimëve aromatike dhe medicinale”

Fillon punëtoria “Zhvillimi i sektorit të ngastrave organike të bimëve aromatike dhe medicinale”

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë ka filluar të mbahet punëtoria “Zhvillimi i sektorit të ngastrave organike të bimëve aromatike dhe medicinale” në bashkëpunim me Universitetin e Korçës. Punëtoria do të mbahet deri me datë 10.07.2021, me musafirë profesorë nga Universiteti Korçës. Sot në këtë punëtori janë diskutuar temat të ndryshme nga specialistë të fushave, si në vijim:

  1. Përhapja e bimëve mjeksore në rajonin e Korçës dhe mundësitë për kultivimin e tyre.

Prof. As. Dr. Gjergji MERO

  • Bimët mjeksore (medicinale), aromatike dhe frutat malor me potencial ekonomik në Republikën e Kosovës.

Prof. Dr. Fadil Millaku

  • Menaxhimi dhe tregëtimi i bimëve medicinale dhe aromatike në Shqipëri.

              Dr. Ilir SOLOSI dhe Msc. Arian Çërava

  • Trendi dhe prespektia e zhvillimit të sektorit të bimëve mjeksore & aromatike si dhe frutave të imëta në Kosovë.

Prof. Asoc. Dr. Agim Rysha

  • Mbledhja dhe kultivimi organik i bimëve mjekësore dhe aromatike dhe ngritja e vlerës së produktit.

              Mr. Hali Avdiaj

  • Zhvillimi i turizmit të qëndrueshme të Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna)

Prof. Asoc. Dr. Bedri Millaku

Pas përfundoj elaborimi i temave, është zhvilluar diskutim ku janë nxjerrë pikat kryesore të cilat në përfundim të punëtorisë, do të bëhen një përmbledhje e rezultateve të nxjerra.

Pas përfundimit të punëtorisë është zhvilluar edhe vizitë tek kompania e bimëve aromatike dhe farmaceutike AGROPRODUKT në Istog, si mundësi për të parë në praktikë kultivimin e binëve aromatike dhe farmaceutike, rëndësinë, si zhvillohet puna, etj.

Please follow and like us: