Fillimi i vitit akademik – aktivitetet studentore

Fillimi i vitit akademik – aktivitetet studentore

Fillimi i vitit akademik – aktivitetet studentore

Java e mirëseardhjes për studentët e rinj, sipas agjendës sot ishte e paraparë në vizitë në institucione dhe organizata që të njoftohen nga afër më punën e tyre. Fakulteti i Arteve në teatër dhe galeri, Fakulteti Juridik në gjykatë, Fakulteti Menaxhment në Turizëm Hoteleri dhe Mjedis në Shoqatën e Bjeshkatarëve – Gjeravica në Pejë, Fakulteti i Agrobiznesit në Institutin e bujqësisë në Pejë, ndërsa studentët e Fakultetit të Biznesit gjatë javës së ardhme do të vizitojnë një ndër bizneset e regjionit, ELKOS Group.
Vizita e përmbylljes së këtij aktiviteti ishte në bukuritë e Rugovës, me theks të veçantë për studentët e njësisë akademike të Turizmit dhe me pjesëmarrje nga të gjitha fakultetet e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.


Koncerti i paraparë të mbahet sot, do të realizohet të premten 14 Tetor, në ora 19:00, në hapësirat e Fakultetit Juridik.