Fakulteti Juridik themeloi revistën shkencore

Fakulteti Juridik themeloi revistën shkencore

Këshilli i Fakultetit Juridik, duke marrë parasysh se kërkimi shkencor dhe publikimet shkencore janë në qendër dhe objektiva strategjike zhvillimore si dhe me qëllim të promovimit të vlerave akademike dhe shkencore  në takimin e mbajtur sot me datën 30 prill 2020, themeloi revistën shkencore të Fakultetit.

Revista shkencore “Journal of Law and Legal Studies”, do të shërbejë si një forum shkencor ku do të publikohen punime nga autorë vendorë dhe ndërkombëtarë. Revista do të botohet vetëm në gjuhën angleze.

Fakulteti Juridik është i përkushtuar në rritjen e cilësisë në të gjitha fushat e aktivitetit akademik dhe shkencor.

Please follow and like us: