Fakulteti i Arteve është njësi akademike e Universitetit Publik “Haxhi Zeka” Pejë. Nga viti 2012 trajtohet si institucion publik i shkollimit apo studimeve deri-dipolomike,i cili aktualisht organizon dhe zhvillon studime universitare themelore- Bachelor dhe pretendon që në të ardhmen,  të vijojë me studime të nivelit me të avancuar, studime pas-diplomike duke aftësuar kuadro të reja profesionale dhe artistike ne laminё e Muzikёs.
Gjenerata e parë e Fakultetit të Arteve, numëron gjithsejtë 40 studentë me status të rregullt], të cilët pritet që të diplomohen në vitin 2016.

Studimet e rregullta në Fakultetin e Arteve në Pejë organizohen për fitimin e përgatitjes akademike Bachelor  i Arteve dhe zgjasin katër vite.  Ndërsa, në procesin mësimor janë të angazhuar gjashtë mësimdhënës në marrëdhënie të rregullt pune dhe katër me punë plotësuese e të angazhuar.

Aktualisht, Fakulteti i Arteve pёrbёhet prej dy departamenteve. Nё tё dy departamentet ofrohen studime katёr vjeçare te nivelit Bachelor.
Drejtimet që ofrohen ne laminë e muzikës janë:

•    Edukim nё Muzikё
•    Edukim i Pёrgjithshёm nё Muzikё

Pёrvec ketyre dy departamenteve, Fakulteti Arteve ka si qёllim qё nё tё ardhmen tё zgjerohet edhe me dy departamente apo programe te reja studimi, atё tё:Edukim Artistik në Instrumente Frymore si dhe drejtimit të Edukimit Artistikё nё Pikturё.

Përmes ndryshimeve të vazhdueshme, mbi bazën e parimeve të kёtij institucioni arsimor, Fakulteti Arteve i Universitetit Publik “Haxhi  Zeka”, pa kompromis do të jetë i përkushtuar për sigurimin e cilësisë së lartë të mësimdhënies, mësim – nxënies, vlerësimit të njohurive të studentëve dhe përmirësimin e kushteve brenda kapaciteteve ekzistuese për të ofruar arsimim efektiv. Kjo do tё mundёsohet përmes rishikimit dhe ndryshimeve pozitive  të programeve  studimore, duke i analizuar ato në fushën e kompetencës dhe mundësisë që në të ardhmen e afërt të vazhdohet me programe të cikleve më të avancuara, Fakulteti Arteve ju ofron studentёve aftёsimin në drejtime adekuate tё Edukimit nё Muzikё duke pёrfshirё profesionalizimin artisitkё dhe atё pedagogjikё tё studentёve, në pajtim me preferencat e tyre dhe në përputhshmëri me nevojat e vendit dhe më gjerë, pёr kёtё drejtim studimi. Njëkohësisht, si njёsi akademike e sapo themeluar, ky institucion përmes bashkëpunimit dhe projekteve të shumta me subjekte të ndryshme artistike dhe akademike si brenda ashtu edhe jashtë vendit, u mundëson studentëve, qasje në një rrjet më të gjerë në institucione akademike dhe profesionale, duke u krijuar kushte për perspektivë vendore dhe ndërkombëtare artistike dhe poashtu, njohuri me te gjera pёr edukim muzikorё.

Fakulteti i Arteve ka si synim kryesor, pёrgatitjen profesionale tё gjeneratave, pёr tё punuar si pedagogё apo mёsues Muzike nё sistemi fillor dhe atё tё mesёm, me qёllimin qё tё  sjellin ndryshime nё mёnyrёn e tё edukuarit muzikorё tё nxёnёsve nё shkolla tё pёrgjithshme dhe ato profesionale.

Aktualisht, kushtet per realizimin e programit mёsimorё janё tё mjaftueshme, por, nё tё ardhmen Fakulteti Arteve do tё ketё hapёsira edhe me tё pershtatshme per zhvillimin e ligjeratave grupore dhe ushtrimeve individuale ne kabinete pёrkatёse, duke pёrfshirё edhe realizimin e njё salle te nevojshme per koncerte dhe ngjarje tё ndryshme artistike.