5

Fakulteti i Arteve është njësi akademike e Universitetit Publik “Haxhi Zeka” Pejë. Nga viti 2012 trajtohet si institucion publik i shkollimit apo studimeve deri-dipolomike,i cili aktualisht organizon dhe zhvillon studime universitare themelore- Bachelor dhe pretendon që në të ardhmen,  të vijojë me studime të nivelit me të avancuar, studime pas-diplomike duke aftësuar kuadro të reja profesionale dhe artistike ne laminё e Muzikёs.
Gjenerata e parë e Fakultetit të Arteve, numëron gjithsejtë 40 studentë me status të rregullt], të cilët pritet që të diplomohen në vitin 2016.

Studimet e rregullta në Fakultetin e Arteve në Pejë organizohen për fitimin e përgatitjes akademike Bachelor  i Arteve dhe zgjasin katër vite.  Ndërsa, në procesin mësimor janë të angazhuar gjashtë mësimdhënës në marrëdhënie të rregullt pune dhe katër me punë plotësuese e të angazhuar.

Aktualisht, Fakulteti i Arteve pёrbёhet prej dy departamenteve. Nё tё dy departamentet ofrohen studime katёr vjeçare te nivelit Bachelor.
Drejtimet që ofrohen ne laminë e muzikës janë:

•    Edukim nё Muzikё
•    Edukim i Pёrgjithshёm nё Muzikё

Pёrvec ketyre dy departamenteve, Fakulteti Arteve ka si qёllim qё nё tё ardhmen tё zgjerohet edhe me dy departamente apo programe te reja studimi, atё tё:Edukim Artistik në Instrumente Frymore si dhe drejtimit të Edukimit Artistikё nё Pikturё.

Lexo më shumë