Fakulteti i Arteve formoi Trupën Këshilldhënëse

Fakulteti i Arteve formoi Trupën Këshilldhënëse

Në Fakultetin e Arteve u mbajt takim për të formuar Trupën Këshilldhënëse të këtij Fakulteti. Ky takim u hap nga Dekani i Fakultetit të Arteve Prof.Asoc.Ma. Hysen Nimani i cili më pas fjalën ia dha Rektorit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku, i cili përshëndeti të pranishmit, dhe tha se formimi i kësaj Trupe do të jetë një ndihmë e madhe për Fakultetin e Arteve.
Në këtë takim u prezantua edhe një historik i shkurtër i Universitetit “Haxhi Zeka” dhe Fakultetit të Arteve.
Po ashtu të pranishmit u njoftuan edhe me biografinë e

kandidatëve të Trupës Këshilldhënëse, të cilët janë:
• Engelbert Zefaj
• Drita Kadriu
• Xhevdet Sahatxhija
• Dardan Noka Selimaj
• Veton Mujaj
• Faik Zekaj
• Urata Agagjyshi
• Elbert Krasniqi
• Vullnet Sanaja
• Ermal Panduri
• Neshad Asllani


Z. Engelbert Zefaj i cili u zgjodh edhe kryesues i Trupës Këshilldhënëse tha se të jesh pjesë e kësaj Trupe sa është privilegj është edhe përgjegjësi. Ai përgëzoi Fakultetin e Arteve për angazhimin dhe përkushtimin e dhënë për avancimin e zhvillimin e artit.


Zëvendës kryesues u zgjodh Znj. Urata Agagjyshi.
Fjalën e morën edhe anëtarët e tjerë të Trupës, të cilët u shprehën të gatshëm që përvojën e tyre shumëvjeçare në lëmine e artit ta përdorin si ndihmë për Fakultetin e Arteve.
Dekani i Fakultetit të Arteve Prof.Asoc.Ma. Hysen Nimani, falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e tyre, që edhe përkundër obligimeve të shumta, të jenë pjesë e kësaj Trupe.
Takimi u përmbyll me një koncert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.