Është mbajtur mbledhja e radhës e Konferencës së Rektorëve

Është mbajtur mbledhja e radhës e Konferencës së Rektorëve

Është mbajtur mbledhja e radhës e Konferencës së Rektorëve

Sot, me 10 korrik 2020, mbajti mbledhjen e radhës, në formë virtuale, Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, të cilën e udhëhoqi Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumi, kryetar i Konferencës.
Në mbledhje u diskutua procesi i akreditimit të programeve studimore, me ç‘rast u shpreh shqetësim me ritmin e vazhdimit të këtij procesi.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për vazhdimin e provimeve të studentëve për afatin e qershorit në situatën e vështirësuar të pandemisë Covid-19. Rektorët u dakorduan që të shtohen maksimalisht masat e sigurisë nëpër objektet universitare, në mënyrë që të mund të përfundojnë provimet.
U diskutua edhe për organizimin e universiteteve për vazhdimin e vitin akademik edhe në format online edhe me 1 tetor 2020, nëse pandemia Covid-19 nuk mposhtet, e po ashtu edhe për organizimin e provimeve online.
Konferenca e Rektorëve diskutoi edhe për situatën e rëndë të krijuar në muajt e fundit si në shëndetësi, në ekonomi dhe në politikën e Kosovës dhe ajo do të miratojë një Deklaratë për unitetin e klasës politike në të mirë të interesit nacional.

Please follow and like us: