Dita Ndërkombëtare e Tokës

Dita Ndërkombëtare e Tokës

Të nderuar studentë, staf akademik dhe administrativ, ju njoftojmë se Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, më 23 Prill nga ora 12:00 do të zhvilloj disa aktivitete, si mbjellja e bimëve dekorative, luleve, etj. Ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin dhe edukimin për ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit jetësor.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje më 23.04.2019 në ora 12:00 takohen tek ndërtesa e Rektoratit.