Dita Informuese Erasmus+ në UHZ

Dita Informuese Erasmus+ në UHZ

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë u mbajt Dita Informuese ERASMUS +, në të cilën kishte pjesëmarrës nga stafi akademik, stafi administrativ dhe studentë.


Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë , Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku, informoi të pranishmit rreth qëllimit të këtij takimi. Ai tha se ky aktivitet ka për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e aplikimit në Programin Erasmus +. Gjatë fjalës së tij Prorektori tregoi edhe për përfitimet që Universiteti mund të ketë nga ky program.


Pjesëmarrës ishte edhe Prof.Asoc.Dr. Nexhdet Shala, U.D. Dekan i Fakultetit të Agrobiznesit, i cili është koordinator i projektit BUGI, ku tregoi rreth eksperiencave dhe përfitimeve nga ky projekti.
Përfaqësueset e programit Erasmus + në Kosovë, Znj. Jehona Lushaku dhe Znj. Blerina Zjaça u shpjeguan pjesëmarrësve rreth rregullave të aplikimit dhe kushtet që duhet plotësuar për të qenë përfitues të këtij programi. Ato inkurajuan të pranishmit që të aplikojnë.


Më shumë informata rreth këtij programi, mund të gjeni në webfaqen:
http://erasmuspluskosovo.org/