Detyrat e punës së KMCV

KMCV është organ këshillues i Senatit dhe Rektorit, i cili në bashkëpunim me organe të tjera mbështetëse dhe profesionale të Universitetit planifikon, monitoron, analizon dhe administron procedurat e vlerësimit të procesit mësimor, hulumtimit shkencor, kërkimit artistik dhe gjitha vlerësimet e fushave të tjera që mbulohen nga universiteti.
Detyrat e Këshillit të Menaxhimit të Cilësisë së janë:

  1. I propozon Rektorit dhe Senatit një strategji me udhëzimet e sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit, kriteret, standardet dhe procedurat për realizimin e saj dhe përmirësimin e vazhdueshëm;
  2. Harton Manualin e Sigurimit të Cilësisë;
  3. Harton dhe aprovon planin e aktiviteteve për sigurimin e cilësisë në përputhje me rregullativën në fuqi dhe dokumentet strategjike të UHZ;
  4. I dorëzon Rektorit dhe Senatit raport mbi planin e realizuar në aspektin e Sigurimit të cilësisë;
  5. I jep sugjerime Rektorit, Senatit, Komisioneve të njësive akademike, për përmirësim të nivelit të cilësisë;
  6. Inkurajon diskutimet për cilësinë dhe promovon kulturën e cilësisë brenda universitetit;
  7. Analizon të dhënat e mbledhura nga fushat e nenit 2 të kësaj Rregullore;
  8. Harton dhe i propozon Senatit aprovimin e raportit e vetëvlerësimit për Ri/Akreditim Institucional;
  9. Shqyrton dhe i propozon Senatit aprovimin e raporteve të vetëvlerësimit për Ri/Akreditim të Programeve të Studimit;
  10. Në bashkëpunim me menaxhmentin e lartë dhe dekanët zgjedhë anëtarët e komisioneve ad-hoc për realizimin e vlerësimeve sipas nevojës;
  11. Harton raporte të përmirësimit në bazë të të dhënave dhe vlerësimeve të pranuara nga Departamenti për Vlerësim dhe Sigurim të Cilësisë;
  12. Harton raporte të përmirësimit në bazë të vlerësimeve të Komisioneve ad hoc, të cilat bëjnë vlerësim të brendshëm periodik të programeve aktuale të studimit, dhe ia paraqet Këshillit të Njësisë Akademike dhe Menaxhmentit të Lartë;
  13. Analizon dhe aprovon raportet periodike/vjetore dhe planet e veprimtarisë së sistemit të sigurimit të cilësisë së njësive akademike të Universitetit, të cilat raporte i dërgon tek Menaxhmenti i Lartë.