Reagimi i Universitetit “Haxhi Zeka” lidhur shkrimin e botuar sot në “Koha Ditore” me titull “Universiteti “Haxhi Zeka” nis vitin akademik me 30 profesorë të dyshimtë”

08.10.2014

Universiteti “Haxhi Zeka” e konsideron si të pasaktë,  lajmin e publikuar  sot  në ” Koha Ditore” me titull “Universiteti “Haxhi Zeka” nis vitin akademik me 30 profesorë të dyshimtë.

Universiteti “Haxhi Zeka” e konsideron këtë shkrim si të pasaktë për kohën kur shkruhet dhe është i bindur se gazetarja ka rënë në lajthitje të një raporti, i cili nuk ka të bëjë aspak me gjendjen e tanishme dhe nuk është aspak e informuar, veç e dezinformuar, me gjendjen  aktuale në këtë institucion.

Universiteti sqaron opinionin se Raporti në të cilin thirret gazetarja, i përket së kaluarës dhe nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe gjendjen e tanishme në këtë institucion dhe kërkon që në raste të tilla të kontaktohet Universiteti dhe të verifikoj të dhënat e jo të veprohet si në këtë rast,  sepse nuk është hera e parë që njollolloset padrejtësisht me shkrime të tilla ky institucion, veprim i cili dëmton  rëndë punën dhe imazhin e këtij institucioni.

Universiteti githashtu sqaron se, ky institucion  vlerëson lartë punën e çdo mediumi dhe gazetari që informon drejtë dhe saktë dhe bënë me dije se do të reagoj dhe ndjekë rrugët ligjore për çdo artikull që është i padrejtë dhe i pasaktë.

Please follow and like us:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.