Covid-19

Të dashur studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë,

Për shkak të gjendjes së krijuar nga kjo pandemi me të cilën po përballet e gjithë bota, ashtu siç po mbahet mësimi në distancë (online),ashtu mbahen edhe të gjitha konsultimet dhe sesionet këshilluese që ofrohen nga stafi i Qendrës për Zhvillim të Karrierës. Prandaj, ju lutem mos hezitoni që të na kontaktoni në këtë e-mail: qzhk@unhz.eu.

Këtë kohë të izolimit ju mund ta shfrytëzoni për aktivitete që ofrohen online. Ne ju rekomandojmë që të shikoni disa nga filmat më të mirë inspirues për zhvillim të karrierës:

  • The Devil Wears Prada
  • Up in the Air
  • The Intern
  • The Pursuit of Happyness
  • The Secret Life of Walter Mitty
  • Rocky
  • The Wolf of Wall Street
  • 3 Idiots

Pas tejkalimit të kësaj situate do të takohemi për të diskutuar mësimet e vlefshme nga këta filma. Deri atëherë ne do të mbajmë sesione në distancë dhe do të ndajmë me ju informata me rëndësi për zhvillim të karrierës.

Qëndroni në shtëpi dhe respektoni udhëzimet e dala nga OBSH, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë e RKS-së.