Ceremonia e vitit të ri akademik

Ceremonia e vitit të ri akademik

Ceremonia e vitit të ri akademik

Sot, menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” së bashku me anëtarë të Këshillit Drejtues, dekanët, profesorët dhe stafin administrativ, pritën studentët e rinjë për këtë vit akademik -2016/17.

Rektori, Prof.Dr. Fadil Millaku në fjalën e tij, studentëve i‘u dëshirojë mirëseardhje në Universitetin “Haxhi Zeka” me ç ‘rast theksoi, se këtë vit do të festojmë së bashku 5 vjetorin e themelimit të UHZ-së! Ai tha, që së bashku me prorektorët, stafin administrativ, dekanët dhe profesorët e UHZ kemi obligim moral dhe kombëtar që të punojmë në plotësimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ngritjen e cilësisë.

 

Rektori Millaku,  kërkojë nga studentët që gjatë studimeve në UHZ, të shfrytëzojnë mundësinë për të përfituar njohuri, shkathtësi dhe kompetenca; njohuri këto që do t’i shfrytëzojnë për t’u punësuar ose avancuar gjatë karrierës tuaj. Sipas Rektorit, menaxhmenti i UHZ do jetë në shërbim të studentëve dhe së bashku do të marrim iniciativa që çojnë drejtë përmirësimit të infrastrukturës dhe ngritjes së cilësisë.

Rektori përgëzoi dhe falënderoi studentët, për besimin e dhënë; që të ardhmen e tyre akademike ta ndërtojnë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë!

Në këtë ceremoni të fillimit të vitit akademik, fjalë rasti mbajtën edhe Prorektorët, Prof.ass.Dr. Sabiha Shala, Prof.asoc.Dr. Afrim Selimaj dhe Prof.asoc.Dr. Ibish Mazreku, për të shpjeguar, programin “Shoku –shokut”- programin  “Tutor” , bashkëpunimin ndërkombëtar me universitetet më prestigjioze në regjion dhe Evropë, mundësinë për shkëmbim të studentëve në këto universitete, si dhe mundësitë buxhetore të universitetit për aktivitetet studentore.

Studentëve brucoshë mirëseardhje i‘u urojë edhe anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit, Prof.asoc.Dr. Ibrahim Krasniqi, i cili përveç se i urojë për shumë suksese në jetën e tyre akademike, ai potencoi që sot studentët kanë nderuar Universitetin, pas tri vitesh do të nderojnë veten, universitetin dhe shtetin.

Sipas agjendës se “Javës mirë se ardhëse” dekanët në njësit e tyre akademike, njoftuan studentët për studimet e tyre dhe metodologjinë e mësimdhënies.

Fjalimin e Rektorit drejtuar studentëve dhe broshurën e brucoshëve e gjeni të bashkëlidhur në linkun:

 

Please follow and like us: