Bursa për magjistraturë në SHBA

Bursa për magjistraturë në SHBA

Bursa për magjistraturë në SHBA


Programi i bursave për magjistraturë ne SHBA, Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF), hap aplikimin për vitin akademik 2021. Programet ofrohen në dy mënyra, ajo tradicionale e studimit në SHBA, si dhe ajo online, program që mund të vijohet edhe nga profesionistët e rinj. Afati i fundit për aplikim është: 13 korrik 2020.


Për kushtet e aplikimit: https://www.kaef-online.org/
Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF)
KAEF është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës përmes edukimit. KAEF ofron bursa të plota të nivelit master për kosovarët për t’u shkolluar në universitetet e përzgjedhura amerikane. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 100 bursa të nivelit master duke u bazuar në një proces konkurrues, meritor dhe si i tillë nuk diskriminon në baza etnie, moshe, race, gjinie, feje apo nevojave të veçanta.


Risi ne KAEF:
Nga ky vit, krahas programit tradicional të studimit në SHBA, bursa e KAEF-it ofron edhe programin e magjistraturës online. Ky drejtim, parasheh ofrimin e bursës për profesionistët e rinj, të cilët duan t’i ndjekin mësimet pa ndërprerë marrëdhëniet e punës që kane në Kosove. Programet akademike mund të zgjasin nga një deri në tre vjet.
Procesi i Aplikimit:
Fillimisht, aplikacionet e plotësuara online, shqyrtohen nga ekspertët amerikanë të arsimit të lartë. Në fazën e dytë, kandidatët e vlerësuar do t’i nënshtrohen intervistës dhe testimeve (TOEFL, GMAT/GRE). Së fundmi bëhet përzgjedhja e studentëve në bazë të vlerësimeve të aplikacioneve, rezultateve të testeve dhe të intervistës.
Aplikacioni i KAEF-it për bursa të nivelit master është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është 13 korrik 2020. Aplikacionit mund t’i qaseni në këtë vegëz: https://www.kaef-online.org

Please follow and like us: