Rektori i Universiteti “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Fadil Millaku, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Univeristetin Maria Curie-Skłodoëska University , Lublin të Polonisë, si një ndër Universietitet me të njohura të vendeve të Bashkimit Evropian. Gjate kësaj jave, Rektori se bashku me Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala, Prorektoren për Çështje Akademike, Studentore dhe Hulumtim Shkencor, Prof.Ass. Dr. Mimoza Spahiu po merr pjesë në konferencën shkencore me titullin International Scientific Conference MakeLearn&TIIM 2017: Management Challenges in a Network Economy: Creativity and Education – Business Collaboration – Economic Activity – Information Technology”.  Gjate kësaj konference Rektori po zhvillon takime edhe me perfaqesues të Universiteteve, Kolegje nga vendet tjera pjesemarrese në këtë konferencë (Slovenia, Rumania, Thailand, Kore), me qëllim të bashkëpunimit edhe me universitetet e këtyre vendeve.