Alumni

Me datë 05.03.2018  me fillim në ora 13:00 në Fakultetin Juridik, në Amfiteatrin 1 u mbajt takimi i studentëve të diplomuar të Universitetit “Haxhi Zeka”.

Si pjesë e angazhimeve të Universitetit ”Haxhi Zeka”, për të ndihmuar studentët e diplomuar që të forcojnë lidhjen dhe bashkëpunimin me universitetin dhe studentët, e kjo të shërbejë si mundësi për të shkëmbyer arritjet dhe përvojat e tyre, u mbajt ky takim për të funksionalizuar Asocicacionin Alumni.

Fjalimi hyrës ishte nga Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Prof.Dr Fadil Millaku, i cili tha që funksionalizimi i Asociacionit Alumni është shumë me rëndësi për universitetin, ku përmes krijimit të bazës së të diplomuarve me të dhënat e tyre si dhe me krijimin e Bordit të Alumni-t, do të mbahen lidhje të qendrueshme në mes të UHZ-së dhe të diplomuarve.

Ndërsa, Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore Prof.Ass.Dr Sabiha Shala mbajti fjalimin e saj duke u fokusuar në aktivitetet që do të organizojë Asociacioni Alumni. Ndër të tjera Prorektorja tha që bashkëpunimi i ndërsjell do të mundësoj që studentët e diplomuar të kenë më shumë qasje në informacione  sa i përket trendit zhvillimor në kontekstin  e kërkesave të tregut.

Prezantimi në detaje se çfarë është Asociacioni Alumni  dhe si do të funksionoj, u bë nga Leonora Zefi, Udhëheqëse e projektit për funksionalizim të alumni-t.

Në pjesën e dytë të takimit, studentët alumni që ishin prezent, propozuan dhe zgjodhen Bordin e Asociacionit Alumni.

Anëtar të Bordit u zgjodhen:

Ardona Dautaj

Dardane Begolli

Doresa Morina

Fatlum Kelmendi

Granit Gërvalla

Haris Kolic

Haxhi Mavraj

Korab Alimusaj

Krenare Shabanaj

Leonora Zefi

Ramë Hajraj

Rrezarta Berisha

Skender Kurmehaj

Please follow and like us: