Akademia e rinisë – Thirrje për aplikim

Akademia e rinisë është ngjarje vjetore rinore e Misionit të OSBE-së në Kosovë që ofron njohuri të ekspertëve në çështje të të drejtave të njeriut, të lidhura me komunitetet për të rinjtë, studentët dhe aktivistët e interesuar.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të ngritë ndërgjegjësimin, të siguroj informacion në lidhje me çështjet aktuale, të diskutoj për temat e ndryshme përmes pikpamjeve dhe qasjeve të ndryshme si dhe të formoj një rrjet të aktivistëve, vendimmarrësve dhe udhëheqësve të rinj mes komuniteteve dhe rajoneve të ndryshme të Kosovës.


Kjo ngjarja mbledh akademikë ndërkombëtarë, ekspertë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, në përpjekje për të sjellë perspektiva ndërkombëtare në trajtimin e çështjeve lokale. Ngjarja organizohet në formë të një kursi tre-javor të studimeve intensive, të përbërë nga ligjërata dhe punëtori interaktive, të mbajtura çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte nga 28 shtator deri 16 tetor 2020.
Afati për aplikim është 20 shtator 2020 përmes linkut në vijim:

Linku
Please follow and like us: