A doni të merrni pjesë në punën e Parlamentit Gjerman?

A doni të merrni pjesë në punën e Parlamentit Gjerman?

Bundestagu Gjerman ju fton së bashku me: Freie Universität Berlin, Humboldt-Universität Berlin, Technische Universität Berlin me Bursën Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) për pesë muaj në Berlin.
IPS fton të rinjtë dhe të rejat e interesuara, me kualifikim të lartë dhe me interes politik, të cilët kanë vullnetin për t’u kthyer pas përfundimit të programit në atdhe, për të formësuar atje në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi të ardhmen demokratike të vendit të tyre.

Bundestagu Gjerman, Parlamenti gjerman, u jep të rinjve mundësinë, që gjatë një veprimtarie prej 13 javësh pranë një anëtari (deputeti) të Bundestagut gjerman, të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimore, si dhe që të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare.

Bursistët zgjedhen nga një komision i pavarur seleksionues i Bundestagut Gjerman.

Kushtet për aplikim:

  • nënshtetësi kosovare
  • studime universitare të përfunduara
  • njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane
  • njohuri të politikës, shoqërisë dhe historisë gjermane
  • më i ri/e re se 30 vjeç në kohën e fillimit të bursës

Bursa

  • 500 EURO në muaj
  • strehimi falas
  • marrje përsipër e shpenzimeve për sigurimet dhe udhëtimet

Data e fundit për aplikim është 31 Korriku.
Më shumë informacione mund të gjeni në: www.bundestag.de/ips

https://pristina.diplo.de/xk-sq/themen/kultur/ips/2099018?openAccordionId=item-2099764-0-panel