Anëtarësimet

Kush mund të jetë  pjesë e Rrjetit Alumni,dhe anëtarësimi?

Anëtarë I Rrjetit Alumni mund të bëhet çdo I diplomuar në Universitetin “Haxhi Zeka “në Pejë ,duke u regjistruar online .Kurrë nuk je larg botës akademike ku je pjesë e rrjetit Alumni!

Duke qenë pjesë e rrjetit Alumni:

Ke mundësinë e prezantimit dhe ekspozimit të punës tënde para të diplomuarve tjerë dhe studentëve në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Ke mundësinë e shkëmbimit të informatave rreth mundësive për zhvillimin e karrierës.

Je pjesë aktive e jetës sociale, edukative dhe kulturore.

Je pjesë e projekteve më të rëndësishme të Universitetit“Haxhi Zeka” në Pejë

Je pjesë e botimit të revistës së të diplomuarve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë