QËLLIMI

  • Lidhja e të gjitha gjeneratave të studentëve, për të krijuar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes alumni studentëve, profesorëve të fakulteteve përkatëse dhe bashkësisë më të gjërë akademike;
  • Të promovojë ekzistencën, punën dhe domethënien e Alumni asociacionit;
  • Të krijojë bazën e të diplomuarve dhe të dhënat e tyre për të bërë të mundur depërtimin e tyre në tregun e punës;
  • Të organizojnë ngjarje, seminare, konferenca profesionale dhe të bëjë avansimin profesional të të diplomuarve;
  • Të përforcojë reputacionin e universitetit me përforimin e reputacionit të të diplomuarve;
  • Të zhvillojë bashkëpunimin e universitetit me ndërmarrje dhe institucione në të cilat janë të angazhuar ish studentët tanë;
  • Pjesëmarrja në shkëmbimin shkencor dhe profesional ndërkombëtar përmes vendosjes së relacioneve me asociacionet Alumni të regjionit dhe më gjërë;
  • Avancimi i shkathtësive akademike sipas kërkesave të tregut.