Misioni

Asociacioni Alumni i Universitetit “HAXHI ZEKA” është organizatë që mbledh rreth vetes të gjithë të diplomuarit në nivelin bachelor apo master. Asosacioni Alumni  është krijuar nga nevoja për të forcuar marrëdhëniet midis Universitetit “Haxhi Zeka” dhe të diplomuarve të saj.

Asociacioni Alumni i UHZ-së është asociacion që përkushtohet t’i shërbejë Universitetit, alumnive (të diplomuarve), studentëve dhe miqve të tij. Misioni i tij është të forcojë dhe zhvillojë UHZ-ën nëpërmjet asistimit në rekrutimin e studentëve, angazhimin në aktivitete për të rritur reputacionin e Universitetit në vend dhe jashtë, si dhe të promovojë imazhin pozitiv të Universitetit dhe të alumnive.