Studimet Master

Njoftohen të  gjithë të interesuarit për të aplikuar në studimet e nivelit master, që më datë 16 Mars 2018, Qeveria e Kosovës ka miratuar UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (QRK) NR.03/2018 PËR GJUHËT E HUAJA NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË APO TË TRETË, sipas të cilit obligoheni që me rastin e aplikimit të sjellni dëshmi të njohjes së ndonjërës nga gjuhët e huaja si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, duke u bazuar në këtë udhëzim administrativ për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë në studimet master kërkon nivelin A1.

Të bashkangjitur gjeni udhëzimin administrative, ku keni sqarimet e tjera.

Udhezim Administrativ