Kori shfaqet para publikut me koncert në Tiranë

Kori shfaqet para publikut me koncert në Tiranë

Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” performojë  në Tiranë, me koncert “ A capella ” me  repertor kryesisht nga kompozitorët shqiptarë.

Publiku u nda jashtëzakonisht i kënaqur me shpalosjen e programit, ku në këtë koncert ishin të pranishëm edhe figura të njohura profesionale.

Dirigjenti Hysen Nimani është  shprehur i kënaqur me paraqitjen e korit dhe njëkohësisht ka diskutuar për bashkëpunim në nivel ndërkombëtar në fushën e artit dhe muzikës.

Në koncert perfomuan, Prof. ass. Syzana Jakupi me program në veprën “Ave Maria” në organo, në Flaut Prof. asoc. Dardane Nallbani Batalli, ndërsa në veprën “Një Lule” soliste ishte Veronika Zimaj.

Kori i studentëve të Fakultetit të Arteve, të Universitetit “Haxhi Zeka” që nga themelimi në vazhdimësi performojnë para publikut, në vende të ndryshme të Evropës dhe me koncerte e programe të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj.