Java Artistike Studentore

Aktiviteti “Java Artistike Studentore” u organizua nga Fakulteti i Arteve dhe është mbajtur pesë ditë, sipas programit të poshtëshënuar, në teatrin e qyteti t “Istref Begolli” në Pejë.

 

Klasa “Klarinetë” e drejtuar nga Prof.asoc. Fatbardh Gashi me 25 Maj 2018.

Studentët e programit “Regji Filmi” të drejtuar nga Prof. Isa Qosja kanë realizuar shfaqjen e tyre dhe klasa e studentëve të “Flautës” të udhëhequr nga Prof.asoc. Dardane Nallbani Batalli me 26 maj 2018.

 

Drejtimi Pedagogjik dhe Orkestra, studentët e udhëhequr nga Prof.asoc. Mimoza Pajaziti, Prof.ass. Syzana Jakupi, Prof. Asoc. Dardane Nallbani Batalli, Prof. Asoc. Besa Berberi, Ma. Shkumbin Krasniqi dhe Prof. Arifikmet Xhemaili, performanca e tyre u realizua me 28 Maj 2018.

 

Performaca e studentëve të klasës “Saksofon” drejtuar nga Ma. Dardan Gjikolli me 29 maj 2018.

Dhe nata përmbyllëse me ç`rast përformuan “Kori i Studentëve” të Fakulteti të Arteve, me disa pika muzikore, me dirigjent Prof.asoc. Hysen Nimani me 31 maj 2018.

 

Në natën përmbyllëse Dekani i Fakultetit, Prof.asoc. Hysen Nimani gjatë ceremonisë falënderojë Rektorin e UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millakun  dhe Kryetarin e Komunës, z. Gamend Muhaxheri, ku në shenjë mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre për fillimin e ndërtimit të objektit të kësaj njësie, i ‘u letër falënderuese për krijimin e mjediseve më të mira dhe funksionale për studentët e këtij fakultetit që ka edhe specifikat e veta.

 

Dekani po ashtu ndau letër falënderuese për studentët fitues  të garave të fundit ndërkombëtare të mbajtura në Shkodër, ku studentët tonë morë çmimet e para dhe të dyta , si dhe për profesorët përcjellës  të këtyre studentëve, Prof. Fatbardh Gashi, Dardane Nallbani Batalli dhe Besim Qorri.