Vendoset gur themeli i Fakultetit të Arteve

Vendoset gur themeli i Fakultetit të Arteve

Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku, Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe dekani i  Fakultetit të Arteve, Prof.Hysen Nimani, inauguruan gur themelin e objektit të ri të Fakulteti të Arteve.

Të pranishëm ishin prorektorët, u.d.dekanët, stafi akademik i Fakultetit të Arteve dhe stafi administrativ i UHZ-së.

Ky projekt kap shumën rreth 3 milion euro dhe financohet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa është paraparë të përfundohet në vitin 2021-2022.

Kampusi universitar i planifikuar edhe me objektet e  njësive të tjera akademike, mirëpo në mungesë të financimit pritet të kërkohen edhe donacione të ndryshme.