Akademia për Ndërmarrësi dhe Qasje Inovative

Akademia për Ndërmarrësi dhe Qasje Inovative

Akademia për Ndërmarrësi dhe Qasje Inovative u mbajt me 17 dhe 18 Maj, e ndarë në disa sesione punuese. Në një sesion janë prezantuar 11 plane biznesi nga studentët tanë, në sesionin paralel studentët e UHZ-së, janë takuar me përfaqësues të bizneseve duke diskutuar për ide, sfida, praktika të ndryshme ndërkombëtare.

Këtë akademi e përshëndeti Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku duke uruar shumë suksese dhe punë të mbarë të gjitha sesioneve punuese, njëkohësisht falënderojë edhe mbështetësin financiar të kësaj akademie z. Fatos Islami, drejtor gjeneral i Elkos Group. Poashtu, falënderojë anëtarët e trupave këshillëdhënës si Skender Thaçi, Lemane Hatashi, përfaqësuesin e GiZ-it gjerman dhe organizatës Help.

Planet e biznesit të prezantuara në ditën e parë me 17 Maj nga studentët e UHZ-së, pas vlerësimit të komisionit profesional në përbërje të:

Prof.asoc.Dr. Muhamet Sadiku- kryetar

Prof.asoc.Dr. Ibish Mazrekaj, anëtarë

Prof.ass.Dr. Ibrahim Krasniqi- anëtar

  1. Fatos Islami, Drejtor gjeneral (Elkos Group)- anëtar
  2. Beqir Lahu, përfaqësues nga GIZ-anëtar

Vlerësimet e komisionit ishin këto:

  1. Çmimi i parë- Aulonë Cenaj
  2. Çmimi i dytë- Rrezarta Hajdaj
  3. Çmimi i tretë- Kreshnike Curaj

Në ditën e dytë u mbajtën ligjëratat me tematikë nga ndërmarrësia dhe inovacioni.

 “Roli i pushtetit lokal në mbështetjen e ndërmarrësve të rinjë në Kosovë”, këtë ligjëratë e mbajti Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, njëherit përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Ai elabori kontributin e komunës dhe drejtorateve në veçanti, në ngritjen e kapaciteteve dhe funksionimin e ndërmarrësve të rinjë në nivel lokal.

Ligjëratë tematike nga Prof.ass.dr. Ibrahim Krasniqi“ Krijimi i ambientit mbështetës për biznese fillestare dhe roli i gruas në Kosovë” , ku para studentëve solli analizë mbi ekonominë në vend, mjedisin investues, statistika rreth investimeve, ndërmarrësve të rinjë, statistika gjinore në këtë raport si dhe format e financimit të biznes planeve në përgjithësi.

Ardijan Jusufi, nga Qumështorja Vita, sot ligjërojë para studentëve për historikun e kompanitë, brendet aktuale dhe trendët e zhvillimit të më tutjeshëm e po ashtu edhe për teknologjinë me të cilët punohet në këtë fabrikë.  Ai foli edhe për sfidat e të bërit biznes në Kosovë, kushtet dhe infrastruktura energjetike dhe rrugore. Njëkohësisht ai u përball edhe me shumë pyetje të studentëve tonë të fushës së biznesit të agrobiznesit rreth cilësisë së prodhimit të qumështit, ku edhe pas ligjëratave ata vizituan këto hapësira për të parë nga afër punë dhe proceset finale.

Kjo akademi organizohet për herë të parë në Universitetin “Haxhi Zeka”  dhe synohet të jetë pjesë e për vjetshme e jetës akademike të studentëve tonë.