Garat ndërkombëtare “Pjeter Gaci”

Studentët e drejtimit të instrumenteve frymore (EAIF) , të Fakultetit të Arteve  të UHZ-së morën pjesë për të dytën here në garën ndërkombëtare “Pjetër Gaci”. Edhe kësaj here paraqitja e studentëve  ishte në nivel të lartë të interpretimit artistik, me ç‘rast puna e tyre u vlerësua edhe nga juria profesionale ndërkombëtare.

Tre studentët kandidat për garë dhe vlerësimet e jurisë:

  1. Kosovar Arifaj – Klarinete, kat. F – Çmimi Absolut
  2. Rexhep Karaqi – Klarinete, kat. F- Çmimi i dytë
  3. Entela Demi – Flaute, kat. G – Çmimi i dytë

Me  10 deri me 13 maj,  u mbajt edicioni  17 i garave ndërkombëtare “Pjetër Gaci ” që u realizua nga Bashkia e Shkodrës.