Panairi i Katërt i Karrierës

Panairi i Katërt i Karrierës

Sot në ambientet e Fakultetit Juridik  u mbajt Panairi i Katërt i Karrierës i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe mbështetur nga projekti partner GIZ/DIMAK Kosova.

Tashmë Panairi i Karrierës pranë UHZ-së është shndërruar në një traditë të suksesshme, pasi ai organizohet për të katërtin vit radhazi.

Në këtë panair morën pjesë  institucione, kompani dhe organizata të cilat ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit e UHZ-së informacione rreth mundësive për punësim, punë praktike, bursa, trajnime,  kurse, etj.

Në fjalën e tij, Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku theksoi që ky event përfaqëson një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vendin. Në këtë linjë,synimi është që nëpërmjet këtij organizimi të krijohen mundësi  dhe facilitohen kontaktet direkte të punëdhënësit me punëmarrësit e tyre potencial, dhe jo vetëm. Rektori Millaku shprehi falenderimet e veçanta për organizatën gjermane GIZ/DIMAK që mbështeti organizimin  e këtij

Panairi.

Organizimi i përvitshëm i Panairit të Karrierës, krijon mundësi shkëmbimi, krijimit të urave të komunikimit dhe të marrëveshjeve bashkëpunuese midis akademisë dhe shumë akterëve të tjerë të shoqërisë.