Akademia për Ndërmarrësi dhe Qasje Inovative

Akademia për Ndërmarrësi dhe Qasje Inovative


Të dashur studentë,

 

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ju fton që të merrni pjesë në Akademinë për Ndërmarrësi dhe Qasje Inovative, me ç´rast organizohet për herë të parë.

 

Grupi punues i kësaj Akademie ju fton që të merrni pjesë në garë për plane biznesi, të cilat do të vlerësohen nga ekspertë të fushave të ndryshme, tre nga  planet e biznesit më të vlerësuara do të mbeshteten finaciarisht.  Akademia është e ndarë në dy sesione dy ditore, ku do të ketë ligjerues gjerman, të regjionit dhe të vendit. Po ashtu ekspertët panelistë do të shkëmbejnë edhe përvojat e tyre e të bërit biznes.

 

Kjo akademi do të mbahet me 17 dhe 18Maj në Fakultetin Juridik, nga ora 10:00, dhe mund të marrin pjesë të gjithë studentët me ide për ndërmarrësi dhe inovacion.

Ju presim me 17 dhe 18 Maj për të filluar së bashku një eksperiencë të re, e cila do jetë premtuese për të ardhmen tuaj.