Bursa të qeverisë së Francës 2018


Thirrje për aplikim : bursa të qeverisë së Francës 2018

 

Bursa të qeverisë së Francës

 

Ambasada e Francës në Kosovë ofron këtë vit bursa  për studime Doktoratë,  tezë  në  komentorim. Dosja për aplikim duhet dërguar Zonjës Cécile Fisteberg, Këshilltare për Bashkëpunim dhe Veprimtari  Kulturore dhe duhet te permbajë :

 

  • Një CV, një letër motivuese, përshkrimin e projektit,kopjën e diplomës së fundit dhe pasqyrën e notave, në qoftë se është e mundur dëshminë e dy profesorëve mentor të ardhshëm (në Kosovë dhe në Francë) të cilët angazhohen të përcjellin punën tuaj shkencore.

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 22 maj 2018.

 

Bursat e nivelit të studimeve Doktoratë përfshijne tri qendrime studimore, përgjatë tri viteve akademike, në varësi të mendimit pozitiv të dy mentorëve të tezes në fund të çdo qëndrimi. Juria  do të shqyrtojë aplikimet më datë  29 maj 2018. Aplikantët do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës nga data 5 qershor 2018 dhe rezultatet përfundimtare do të publikohen  gjatë muajit qershor.

 

Kontakt:

Zonja Cécile Fisteberg cecile.fisteberg@diplomatie.gouv.fr

Infromacione shtesë :

Zonja Fikrije Pllashniku fikrije.pllashniku@diplomatie.gouv.fr

Zonja Agathe Bouchet agathe.bouchet@diplomatie.gouv.fr

 

Për më shumë informata, web faqe  Campus France :

http://www.campusfrance.org/fr/rubrique/etudier-en-france