Takimi me Kryeministrin z.Ramush Haradinaj

Takimi me Kryeministrin z.Ramush Haradinaj

Mungesa e bursave për studentët dhe buxheti i vogël i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ishin temat e diskutimit që i diskutuam me kryeministrin e  Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ku morëm pjesë një grup studentësh, të kryesuar nga Kaltrina Arifaj, kryetare e Parlamentit Studentor në këtë universitet.
Pasi falënderuam Kryeministrin për pritjen, shprehëm shqetësimet e tona ai studentë për mos përfshirjen në marrjen e bursave dhe për buxhetin e vogël operues, për të cilat e cekëm se po ndikojnë ndjeshëm në motivimin e studentëve dhe në pengimin e angazhimit të kuadrove profesionale.
Haradinaj tha se Qeveria e ka obligim që të krijojë kushte sa më të mira për të gjithë studentët dhe ligjëruesit, në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete në fushën e arsimit, duke premtuar që do të angazhohet që kërkesat e tyre të adresohen, meqë studentët e këtij universiteti janë të vetmit që janë përjashtuar nga sistemi i bursave dhe që po përballen edhe me buxhet të vogël operues.
Ne kemi adresuar me dhjetëra herë problemet tona ne institucione shtetërore dhe tani është koha që institucionet të angazhohen për ta zgjidhur çështjen e bursave, me të cilën po ballafaqohemi vetëm ne, nga gjithë studentët e vendit.