Marrëveshje Bashkëpunimi

Marrëveshje Bashkëpunimi

Me datë 07 dhe 08.02.2018 një delegacion nga ” Universiteti Haxhi Zeka” në Pejë me këtë përbërje:

1.Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku – Prorektor,

2. Prof.Ass.Dr Halit Shabani – Dekani,

3. Prof.Ass.Dr Nexhdet Shala – Dekan,

4. Prof. Asoc. Ma Hysen Nimani – Dekan,

Në kuadër të bashkëpunimit vizituam Universitetin e Sarajevës, meqë rast arritem marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë së muzikës së Sarajevës-Prof.Dr. Tamara Karaca Beljak ,zv.Dekane dhe Fakultetit të arteve -Universitetit Haxhi Zeka-Prof.Asoc.Ma Hysen Nimani-Dekan.

Ky bashkëpunim u cilësua si shumë i rëndësishëm ku në të ardhmen këto dy institucione të bashkëpunojnë në organizimin e koncerteve të përbashkëta, shkëmbimin e studentëve dhe stafit dhe shqyrtimin e programeve të veçanta me interes të ndërsjelltë për të dy palët.

Kjo marrëveshje do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm.

Delegacioni i Universitetit Haxhi Zeka zhvilloj takime të shumta me Rektorin e Universitetit të Sarajevës, Prof.Dr. Rifat Shkrielj dhe prorektorët, me Dekanin e Fakultetit Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë dhe Akademin e Muzikës.