Universiteti “ Haxhi Zeka” në Pejë – Rangohet për 636 vend më lartë në  Webometrics

Universiteti “ Haxhi Zeka” në Pejë – Rangohet për 636 vend më lartë në  Webometrics

 

Universiteti “ Haxhi Zeka” vazhdon të dëshmoj që është akter i rëndësishëm regjional, që garanton zhvillim të qëndrueshëm, mësimdhënie të avancuar, inovacion, hulumtim dhe dije praktike.

Universiteti “Haxhi Zeka” ka për qëllim sigurimin e avancimit të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe të mësuarit, me studentin në qendër të mësimit të mbështetur nga stafi i angazhuar dhe të mësuarit garantues për të konkurruar globalisht.

Së fundi, në renditjen e azhurnuar nga Webometrics (http://www.webometrics.info/en/world?page=4) në janar të këtij viti, UHZ është ngritur për 636  vende më lartë që nga listimi i fundit në këtë platformë në korrik të vitit 2017.

Web Ranking ose Webometrics është renditja më e madhe akademike e institucioneve të arsimit të lartë, i cili realizohet çdo gjashtë muaj për të gjitha universitetet botërore nga Cybometrics Lab (Spanish National Research Council, CSIC).