Universiteti “Haxhi Zeka” kujton 118 vjetorin e Lidhjes së Pejës “Besa Besë”

Universiteti “Haxhi Zeka” kujton 118 vjetorin e Lidhjes së Pejës “Besa Besë”

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, sot në 118 vjetorin kujton më privilegj Lidhjen e Pejës të njohur si “Besa-Besë”, të datës 23 Janar 1899 të cilën e udhëhoqi patrioti dhe vizionari i shquar Pejan Haxhi Zeka, emrin e të cilit më krenari e mban Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë. Ëndrra e patriotit Haxhi Zeka për formimin e një shteti shqiptar dhe për hapjen e shkollave shqipe tashme është realitet.
Menaxhmenti i lartë dhe i gjithë stafi i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka objektivë kryesore që ëndrrën e këtij patrioti të madh që të gjithë pasurin e tij e shkriu për çështje kombëtare, ta lartësojmë duke punuar në ngritjen e cilësisë dhe llogaridhënës, me të vetmin qellim që Universitetin tonë ta bëjmë një Universitet me perspektivë dhe modern.
Lidhja e Pejës e njohur si “Besa-Besë” e udhëhequr nga Haxhi Zeka ka lënë gjurmë të pashlyera në vetëdijen e kombit shqiptar. Sakrifica dhe kontributi i dhënë për çështjen shqiptare i këtij patrioti dhe burri të madh shqiptar na bënë krenar që ne sot ta kujtojmë më krenari.